Bëhet fjalë për fashion designer-in më të njohur dhe me një rrymë retro e pa eksperimentuar në Shqipëri. Niko Komanin një djalë me talenti i cili gjithmonë fshihet mbas emrave më të njohur të showbizit shqiptar. Duart e tijë fshihen mbas emrave me të njohur të skenës si Tuna, Genta Ismajli, prezantuesit e televizionit MAD TV dhe shumë të tjerë duke i veshur dhe duke i bërë më me shumë shije për syrin e publikut.
Një djalë që të bie në sy duke kaluar nëpër rrugët e kryqytetit, me një stil teje të vecantë me shumë shije dhe me një botë të tijën, Niko ka energji të cilat e bëjnë atë të shkrij talentin më së miri. Me një vizon tjetër për modën duke e sjellë prej disa vitesh në Shqipëri, ai është një ndër më të suksesshmit në sektorin e modës.
Stilin e vecantë retro, që ai përcjellë, mundohet ta injektoj edhe në personazhet që kuron duke mos e mbajtur vetëm për vete. Ai bie shumë në sy për ndryshimin e shpeshtë të ngjyrës së flokëve, shtimi i aksesorëve të reja në look-un e tijë që bëjnë gjithmonë tendencë. Niko gjithmonë është në kërkim të së bukurës për të bukurën ku limiti i tijë është vetëm qielli. Të lësh imazhin tënd në duart e Nikos e ke të garantuar suksesin!
G. Qerimi