Dita e djeshme ka qenë speciale në shtëpinë e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës, me këtë të fundit që festoi 36 vjetorin e tij. Sigurisht nuk munguan urimet për moderatorin dhe producentin në rrjetet sociale, nga kolegët, miqtë dhe njerëzit e tij të dashur, ndërsa kjo padyshim duhet të jetë datëlindja më e veçantë për Turin, duke qenë se së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Kujtojmë se para pak kohësh çifti bëri me dije lajmin se janë në pritje të ëmbël dhe familja e tyre tashmë do bëhet më e madhe. Dyshimet për një shtatzëni të mundshme të Orindës nisën pak muaj më parë, megjithatë ata konfirmuan gjithçka në festën e “Ditës së Verës”.
Gjithsesi as Orinda dhe as Turi, nuk zbuluan gjininë e fëmijës së tyre, edhe pse nisur nga të dhënat që ne i zbulojmë si dedektivë të vërtetë, menduam se moderatorja e “Jo vetëm modë” është në pritje të një vajze. Gjë që mesa duket është e vërtetë dhe kjo është konfirmuar nga vetë dyshja, pikërisht ditën e djeshme, në urimin që Orinda ka bërë për bashkëshortin e saj. Bashkangjitur një fotoje ku shfaqet Turi me tortën e tij të datëlindjes, moderatorja ka vendosur këngën “Daddy Lessons” nga Beyonce, nga e cila dëgjohet teksti që përmend “Daddy’s little girl”. Pra “vajzën e vogël të babit”.