Ndërsa shërbimet streaming janë duke shënuar rekorde shikueshmërie për shkak të të pandemisë globale, piratët e internetit janë duke u përpjekur për të manipuluar rrjetin.
Sipas firmës së sigurisë Mimecast, më shume se 700 website të cilat ishin dublikime të Netflix janë shfaqur midis datave 6 Prill dhe 12 Prill. Disney+ gjithashtu pati në të njejtën periudhë 4 dublikime.
Shumë nga këto website ishin pothuajse identike me Netflix, por të varfëra në design si dhe probleme të ndryshme në gjuhën e programimit.
Qëllimi kryesor i piratëve ishte vjedhja e kartave të kreditit dhe informacionit personal dhe jo ofrimi i përmbajtjes.
Si një prej OTT-ve kryesore, Netflix është bërë një target për mashtruesit të cilët shfrytëzojnë situatën teksa audienca është duke u rritur masivisht./InfoMedia Albania/