Klea Huta dhe Elgit Doda prej vitesh po jetojnë historinë e tyre të dashurisë. Ata janë bekuar me një djalë, Kridin e vogël.
Klea mori propozimin për martesë nga kompozitori në ditëlindjen e dytë të djalit, i cili u ul në gjunjë para të gjithëve. E teksa në media prej disa muajsh ka qarkulluar lajmi se dasma e çiftit do të mbahet në qershor, së fundmi vetë Klea e ka konfirmuar datën e ditës së madhe.
Ajo ka postuar në Instastory një foto ku shihet se ndodhet në një sallon nusërie, duke zgjedhur fustanin dhe duke u marr me përgatitjet e dasmës.
“Sot një muaj”, ka shkruar ajo krah postimit, duke lënë të nënkuptohet që ceremonia do të mbahet në 4 qershor.
Kujtojmë që Klea dhe Elgiti kanë bërë një dasmë private në Marok para se të bëheshin prindër, e tani duket se ka ardhur momenti për një dasmë të madhe.