Mbrëmjen e djeshme regjisori Eduart Grishaj promovoi filmin e tij “Sofia” ku shumë personazhe të njohur ishin të ftuar. Nga çfarë kemi parë në rrjetet sociale, vëmendje të madhe mori pjesëmarrja dhe mbështetja e Sara Hoxhës. Kjo e fundit shihet edhe në një foto të ndarë nga vetë Arbana Osmani në profilin e saj në Instagram. Gjithashtu edhe Sara e ka ripostuar foton në llogarinë e saj.
Prania e Sarës mori vëmendje pasi së fundmi është diskutuar për një krisje të marrëdhënieve mes Arbana Osmanit dhe drejtueseve të “Top Channel”, Sara dhe Lori Hoxha. Kjo e fundit nuk ishte e pranishme në premierën e filmit të Eduartit, dhe nuk ka bërë ende asnjë postim rreth tij në rrjetet sociale.
Kjo ngre dyshimet se krisja është mes Arbanës dhe Lorit, megjithatë asgjë nuk është ende e konfirmuar.
Kohët e fundit, është vënë re se moderatorja Arbana Osmani, mund të ketë krisur marrëdhënien e saj me Lorin dhe Sarën. Dyshimet nisën fillimisht nga rrjetet sociale, ku prej muajsh nuk ka asnjë postim të përbashkët të tyre, për të vijuar me mungesën nëpër evente .
Vlen të theksohet është konfirmuar zyrtarisht në promon e “BBV”, tashmë të fshirë, se Arbana Osmani do të jetë moderatore e sezonit të dytë të programit.
Teksa nuk kishte asnjë reagim konkret nga Arbana dhe Eduarti, apo nga Lori Hoxha, në rrjet qarkulluan hipoteza të ndryshme për krisjen e marrëdhënieve mes tyre. Dy kryesoret janë: “Xhelozia” e Arbana Osmanit për vëmendjen që po merr së fundmi Bora Zemani dhe fakti që Arbana dhe Eduarti kanë pranuar ftesën për të bashkëpunuar me “RTSH-në” për “Festivalin e Këngës.”