Mbrëmjen e sotme e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” ishte këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi, e cila ka folur për fëmijërinë, kur ka kaluar një periudhë shumë të vështirë. Ajo ka treguar se në moshën 9-vjeçare është detyruar të vendosë syze.
Mirëpo, është ndeshur me një fenomen shumë të dhimbshëm të shoqërisë siç është bullizmi. Këngëtarja ka rrëfyer se është quajtur nga shokët e shoqet si “qorre” dhe “lopë qorre”, e këto etiketime i ka vuajtur jo pak.
“Më është dashur të mbaj syze që kanë qenë kafe me skeletin e trashë. Unë kisha fytyrë të vogël e më shumë dukeshin syzet se unë. Nuk isha kaq elegante sa tani, isha pak më e mbushur dhe ishin ato epitetet “qorre”, “lopë qorre”. Pasi vura syzet doktori më tha se duhet të mbyll një sy për të patur forcim të syrit tjetër. Isha me një sy dhe ai ishte moment kritik. Edhe miqtë e mi e kishin të vështirë të më shihnin si shoqen e tyre. E vetmja që më ka mbështetur ka qenë familja, e cila gjithmonë më thoshte se më shkonin shumë syzet. Më kanë dhënë shumë kurajo. Isha 9 vjeç.”
Megjithatë, e gjithë situata ndryshoi një ditë. Ishte pikërisht koha kur Mariza do ngjitej në skenë, dhe shkon të blejë syze në një fondacion të huaj kur ndodhej edhe një mjek italian. Ajo tregoi se mjeku kishte thënë se ishte shumë e bukur dhe nga ai moment vetëbesimi i saj u rrit shumë.
“Dhe pastaj erdhi koha kur duhet të këndoja me Françesk Radin dhe vendosëm se duhet të ndryshoja syzet për çështje skenike. Ishte një fondacion, dhe shkoj me mamanë marrë një palë syze. Dhe mbaj mend doktori që në atë moment më heq syzet dhe për herë të parë dëgjoj “Sa e bukur”. Ditën tjetër unë dnihesha kaq e bukur dhe ishte e pamundur të më ndryshonin mendjen. Syzet e mia kanë ndryshuar konceptin e gjithë fëmijërisë së shumë moshatarve të mi sot.”
Në fund, Mariza e mbylli me një super mesazh:
“Të kesh syze për mendimin tim të bën më të bukur. Jo vetëm syze. Kur është për të mirën tënde, është diçka më e bukur. Kur zgjohem në mëngjes unë ato syze i kam akoma përballë.”