Moderatori i njohur Rudi Hizmo, ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’. Gjatë minutazhit të caktuar ai ka treguar se personalisht ka provuar dhunë verbale, nga meshkuj të tjerë, teksa në studio po flitej rreth mesazhit që i kishin dërguar gazetares Zhaklin Lakatari.
Ai është shprehur se duke qenë se është personazh publik në rrjetet sociale hedh video nga më të ndyshmet, dhe për këtë ka marrë dhe komente fyese.
“Unë jam personazh publik vetë dhe videot që kam bërë, video funny (humoristike), apo kam provokuar dhe kontekst funny, reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Edhe meshkujt marrin dhunë verbale nga meshkujt e tjerë. Po ku e gjete ti u fshatar, o injorant, më kanë komentuar. Gjuha e urrejtjes është kudo në botë”, u shpreh Rudi.