Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur në botën e muzikës si Noizy, ka marrë vendimin të nxjerrë në shitje banesën e tij super luksoze. Njoftimi, i bërë publik nga një agjenci imobiliare në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe admiruesve të reperit, duke qenë një nga rastet e rralla kur një pasuri e tillë e shtrenjtë del në treg me zbulimin e pronarit të saj të mëparshëm.
Apartamenti i madh dhe i bollshëm i Noizyt përfshin një hapësirë prej 320 metrash katrorë dhe është i pajisur me çdo gjë që një banesë luksoze mund të ofrojë. Përfshin dy mjedise të mëdha pritjeje, një biblotekë, kuzhinë të veçuar, zonë për ngrënie, tre dhoma gjumi, garderobë, një dhomë shtesë që mund të shërbejë si dhomë gjumi, tre tualete, palestër, sauna, lavanderi, dhe një ballkon që përshkon të gjithë gjatësinë e apartamentit.
Edhe pse çmimi i saktë i banesës nuk është bërë publik, supozohet që një pronë kaq luksoze të kushtojë disa qindra-mijëra euro. Ky vendim nga Noizy ka nxitur kureshtjen në mesin e ndjekësve të tij, të cilët janë mësuar ta shohin atë si një figurë kyçe në skenën muzikore dhe si një biznesmen të suksesshëm. Shitja e kësaj banese luksoze sjell në vëmendje një hap të ri në jetën dhe karrierën e Noizyt.