Opsioni i ri i WhatsApp do t’i japë mundësinë përdoruesëve të mund të fshinë një video, foto apo gif nga telefoni i personit me të cilin po bisedojnë, pasi t’ja keni dërguar atyre. Ky opsion, i cili në versionin Beta (testues) të përditësimit të fundit të Whatsapp quhet “The Expiring Media”, do të mundësojë zhdukjen e këtyre materialeve pasi janë parë njëherë nga personi tjetër.
Për ta aktivizuar këtë opsion kur dërgon një foto apo video që do të fshihet më pas, duhet të zgjidhni butonin “view once”. Kështu videoja/fotoja (materiali) do të shfaqet në telefonin e marrësit vetëm kur ata janë online në Whatsapp. Në rast se dalin nga chat-i i përbashkët, atyre do t’i shfaqet një mesazh i cili i lajmëron materialet e dërguara do të zhduken dhe nuk do të kenë mundësinë që t’i shohin përsëri.
Ky opsion është ende në zhvillim e sipër dhe sic e përmendëm më lartë për momentin është në fazën Beta, për versionin Android 2.20.2011. Nuk ka ende një datë të caktuar për publikimin e tij, megjithatë mendohet se mund të duhet disa muaj derisa të dalë zyrtarisht për të gjithë përdoruesit.
Mesazhet që mund të shihen vetëm njëherë dhe zhduken është një opsion i cili është përdorur filllmisht nga Snapchat, madje që në 2011-ën, më pas edhe nga Instagram. Po ashtu dërguesi i tyre njoftohet nëse marrësi i bën screenshot, në rast se materialin që fshihet automatikisht do ta ruajë në telefonin e tij.
Burimi: GizBot