Mozzik është një nga reperët më të suksesshëm në Shqipëri, Kosovë e jo vetëm. Këngët e tij numërojnë miliona klikime, por ai ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për marrëdhënien me Loredanën.
Së fundmi, është publikuar kënga më e re e albumit “No Rich Parents”, në bashkëpunim me të, që pritet të pasohet edhe nga këngët e tjera.
Megjithatë, vitin që vjen, Mozzik do të vijë më një album solo. Këtë e ka treguar vetë reperi, përmes një postimi në Instagram. Krahas një videojë në makinë, ku shihet reperi duke konsumuar drithërat e veta, që më pas i hedh kudo, ai ka shkruar “2022 ALBUM SOLO KA ME KON. Mezi po pres me nda me juve”.
https://www.instagram.com/p/CT7C4aKglqr/?utm_source=ig_embed
Sa i përket jetës private, Mozzik duket se është single, të paktën pasi Loredana njoftoi ndarjen e tyre në një postim në Instagram. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja shtonte se pavarësisht problemeve të tyre, ajo do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.