Moderatorja e ëmbël Xhemi Shehu, që në fillimet e saj si një velinë dhe deri tani që është dhe mama e dy djemeve, ka patur një fizik për tu patur zili. Ajo nuk ka folur shpesh rreth regjimit që ndjek apo dhe stërvistjes që bën por nga shoqja e saj Arbana dimë vetëm që Xhemi mund të hajë pafund dhe nuk shëndoshet asnjëherë. Gjithsesi nuk është kaq e lehtë të mbash trupin në formë.
Në emisionin “Nuk është karantinë” Xhemi tha se ajo është marrë me fitness që në moshën 18-vjeçare, mirëpo prej kohësh ka hequr dorë nga ajo mënyrë të stërvituri, për shkak se nuk i dukej më motivuese. Ajo u shpreh se shkon në palestër për të mbajtur trupin në formë, por jo për të kufizuar veten në konsumimin e ushqimeve, sepse nuk e mendon kurrë të mbajë dieta.
“Në grup nuk ndihet fare stërvitja, nuk ndihen fare ushtrimet. Është një lloj kombinimi mes stërvitjes dhe argëtimit. E bukura e kësaj stërvitje është se ti nuk e di asnjëherë se çfarë të pret sepse si e bën sot stërvitjen nuk është se do ta bësh nesër. E mira tjetër është që prek të gjithë muskujt e trupit.
Domethënë në 60 minuta ke mundësi që të bësh dhe për krahët, këmbët, vithet dhe nuk është një stërvitje që të fokuson ose të lodh vetëm një muskul të trupit sa të nesërmen të mos dish se ku të jesh”, tha Xhemi duke folur për formën e re të stërvitjes që ndjek.