U premtua se do te ishte në ekran çdo Qershor ashtu si edicionin e parë. Më pas, sipas disa aludimeve u spostua për në vjeshtë për shkak të zgjedhjeve 2017.
Tashmë më në fund tashmë Top Channel ka vendosur se kur do të transmetohet mbrëmja e ndarjes së çmimeve të Top Music Awards, eventi i cili vendos në garën e klasifikimit këngët e artistëve shqiptarë.
Pas pritjes së gjatë për pasardhësin e Top Fest, Top Channel ka publikuar në faqen zyrtare të tij se TMA 2017 do të shfaqet në muajin Shkurt të vitit të ardhshëm. Duke thyer traditën e zakonshme të ndarjeve të çmimeve në fundvit.
Mesaduket autorja e eventit Lori Hoxha, tashmë është frymëzuar nga “Çmimet Oscar” në Perëndim vendi ku edhe spektakli erdhi si ide, për të ndarë çmimet në muajin e fundit të Dimrit.
Por cila do të jetë data që do të ndahen çmimet e shumëpritura të Top Music Awards? Na mbetet ta shohim në javët në vijim, derisa Top Channel do të publikojë për mediat datën e saktë./imalbania.com/