Bashkimi Europian i Transmetimeve Radiofonike (UER) ka hedhur zyrtarisht në treg domain-in “.radio“, i krijuar për rivlerësimin e segmentit radiofonik përmes internetit.
Pas katër vitesh, EUR, së bashku me partnerët e sektorit, ka formalizuar nisjen e aplikimit të domain-it të ri me miratimin e të gjitha organizatave kryesore të radios në mbarë botën (përfshirë ABU, AER, AIB, AMARC, ASBU, AUB, CBU, EGTA, IAB, NABA, OTI dhe URTI).
Domain-i “.radio” është konceptuar në mënyrë që të nxisë të gjithë komunitetin e Radios, duke përfshirë aktorët e industrisë radiofonike dhe të gjithë amatorët të interesuar ndaj këtij sektori.
Më në fund të gjithë ata që janë pjesë e kësaj bote do mund të pajisen me një identitet të ri prezencën e tyre në web me domain-in “.radio”.
Sikurse ka konfirmuar Register.it, pjesë e kompanisë Dada S.p.A., e para në Europë që do të ofrojë regjistrimin e këtij domain-i, adresa e re do mund të regjistrohet deri në 31 tetor 2017 eskluzivisht nga aktorët e ketij sektori dhe të apasionuarit që përfaqësojnë këtë realitet.
Këto janë kategoritë që mund të kenë qasje në regjistrim: transmetuesit radiofonik; grupet editoriale radiofonike; Web Radio; radio amatore; profesionistë të industrisë (gazetarë, folës, DJ, …); kompanitë e produkteve dhe shërbimeve radiofonike.