Kryeministri Edi Rama ka mohuar që të ketë braktisur familjen e Manjola dhe Alesio Cakonit, të cilët humbën dy familjarët e tyre në tërmetin e 26 nëntorit.
Rama thekson se kjo është një tentativë e PD “për të keqpërdorur dhimbje dhe të përpiqet të peshkojë në turbullirën që tenton të krijojë duke manipuluar ndjenjën njerëzore”.
“Thjeshtë jam i keqardhur me hijeno politikën në tërësi dhe me hijeno politikën e PD në veçanti, që nuk lë rast pa u përpjekur të keqpërdore dhimbje dhe të përpiqet të peshkojë në turbullirën që tenton të krijojë duke manipuluar ndjenjën njerëzore.
Nuk kam asnjë koment tjetër. Komenti, mund të bëhet mbi fakte dhe besoj kush i do mund t’i marri, t’i shohë, t’i verifikojë faktet dhe do shohë që unë jo vetëm që nuk i kam braktisur, por nëse ata që humbën nuk ua kthej dot, unë do t’i kthej në një jetë të re që as i kishin dhe as nuk kishin për ti pasur dot nëse fatkeqësia nuk do të kishte ardhur”, tha Rama.