Këngëtari i njohur, Redon Makashi ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Rë”në Rtv Ora, ai foli për këngën e tij më të re “Më mohove“ e cila është publikuar në ditet e para te vitit të ri, 2021.
Kënga e re nga artisti shumë i dashur për publikun, është publikuar dy ditë më parë dhe ka pasur një shikueshmëri goxha të lartë për rreth, 5000 klikime .
“Kënga eshtë krijuar nga instrumente të gjalla gjithashtu është krijuar në grup dhe duket vërtet si art më vete, është më e bukur nga ajo muzika që është e incizuar edhe pse të ha shumë kohë. Nuk jam partizan i shifrave të klikimeve, unë e ndjej, dhe bëj me dëshirë muzikën,nuk marr vësh fare nga ato. Gjatë këtij viti do të ketë këngë të reja që do te dalin të cilat u bllokuan nga pandemia”-shprehet Makashi