Rezarta Shkurta zgjedh të ndajë shpesh me ndjekësit momentet më të ëmbla panë bashkëshortit të saj, por dhe vajzës së tyre Hera. Së fundmi, ajo ka zgjedhur një mënyrë shumë ‘cool’ për të treguar detaje që nuk i dinim rreth marrëdhënies me partnerin. Ajo iu ka bërë një ‘quiz’ ndjekësve në Instagram, lidhur me njohjen, zënkat e shumëçka tjetër.
Ajo ka treguar se kanë 17 vite bashkë, por shumë ndryshe nga çiftet e tjera, janë njohur në një aksident me makinë, ndonëse nuk e dimë historinë
Gjithashtu, ajo ka zbuluar se edhe ata si të gjithë zihen, “sa të duash”, kryesisht, për arsye qesharake, si për shembull pse Ermali ha çfarë të dojë, kur Rezi mban dietë.
Sa i përket pushimeve, këngëtarja ka treguar se ai që i organizon është gjithmonë Ermali, pasi ajo përton të udhëtojë.
Gjithashtu, në fund, ajo ka refuzuar të tregojë se çfarë e bezdis partnerin e saj tek ajo, pasi siç shkruan me humor, është loja e saj dhe thotë ç’të dojë.