Don Phenom, i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E Diell” u përball me një të papritur.
Moderatori Ronaldo Sharka i tregoi se një vajza ka shkruar në redaksinë e emisionit dhe pretendon se ka pasur një romancë në të kaluarën me reperin. Sharka ftoi vajzën në studio, duke mbuluar identitetin, për të dhënë deklaratën e saj.
Vajza: Përshëndetje të gjithëve, emri im është Esmeralda, jetoj në Tiranë. Kam ardhur të rrëfej një histori sa i përket marrëdhënies sime me Don Phenom, e cila përkon para tri vitesh, kur ne kemi pasur marrëdhënie së bashku. Nga ajo marrëdhënie, unë kam pasur një fëmijë, për të cilën Don Phenom nuk e mori vesh asnjëherë. Është një vajzë. Kjo kërkesë publike sot është për Don Phenom, që të marrë përgjegjësitë për veprimet që ka bërë para tri vitesh me mua.
Don Phenom: A bën të dalë më fytyrë ku person misterioz. Kush është kjo fantazmë?
Vajza: Unë mendoj se tashmë e ka kuptuar se kush jam.
Don Phenom: Jo, gjithë Tirana ka pak a shumë të njëjtin zë. Është ë vështirë.
Vajza: Unë mendoj që duhet ta marrësh pak më seriozisht
Don Phenom: Po si të të marr seriozisht, kur nuk të shoh
Vajza: Nëse ti më premton se do të marrësh përgjegjësi, unë e tregoj fytyrën. Nëse nuk ma premton, unë nuk e tregoj fytyrën time, sepse jam një gra e lënduar.
Ronaldo Sharka: Mban mend një marrëdhënie në të kaluarën me një vajzë me emrin Esmeralda, ku ajo thotë që unë kam një vajzë?
Don Phenom: Jo, s’kam asnjë dijeni për diçka të tillë
Vajza: Atëherë kam qenë bionde, nuk kam pasur flokët që kam tani
Ronaldo Sharka: Ku jeni njohur
Vajza: Jemi njohur në një club në Tiranë
Ronaldo Sharka: Sa kohë zgjati marrëdhënia juaj
Vajza: Tri javë
Don Phenom: Shumë paska zgjat, zakonisht më shkurt i kam
Vajza: Ka zgjatur shumë po thua? Po ishe ti ai që më kërkoje
Don Phenom nuk ra pre e lojës, pasi sikurse tha “para tri vitesh kam qenë në Amerikë. Vajza më pas tregoi se gjithçka ishte një “prank”.