“Për’puthen” ditën e sotme ka nisur me tensione e akuza dhe dy protagonistët ishin Meliku dhe Antonia. Meliku tha se ka marrë disa mesazhe kërcënuese në rrjetin social Instagram nga dikush që mund të jetë i dashuri i saj jashtë emisionit.
“Unë mendoj se Antonia është e lidhur jashtë. Ai dinte çdo gjë për të, edhe për lulet që unë i dhashë, më ta të kem kujdes, me mori dhe në telefon”.-tha ai.
Këto akuza e acaruan së tepërmi Antonia, që më pas u largua nga studio:
Antonia: Ti djalë i dashur, e ke bërë skenarin në mendjen tënde, në trurin tënd. Ti nuk je burrë për mua!
Meliku: Ti nuk je femër për mua
Antonia: Ti nuk je burrë dhe turp të të vijë që i thua këto fjalë
Konkurrenteve në program iu dukën dyshuese këto mesazhe, nga një person me profil të vërtetë të “Instagram”, ndërsa opinionisti Arjan Konomi tha se edhe atij i vijnë shumë mesazhe kërcënuese dhe fjalë që nuk duhen marrë shumë për bazë.
https://www.instagram.com/p/CVno0tRlMth