Mbrëmjen e djeshme një nga të ftuarit në emisonin e futbollit “Top Arena” në Top Channel ishte gazetari Blendi Salaj. Gjatë programit, Blendi u pyet edhe rreth jetës së tij dhe karrierës. Ndalur te kjo e fudit, Blendi ndër vite ka bashkëpunuar me emra të njohur të ekranit. I pyetur se cili/cila është moderatori/ja më i/e talentuar në Shqipëri, Blendi e dha përgjigjen menjëherë.
“Arbana Osmani realisht ka një vend të veçantë. Gjithë këta vjet që ka qenë në ekran, e ka bërë gjithçka me personalitet dhe inteligjencë dhe ka ditur të ruajë një marrëdhënie të jashtëzakonshme me publikun”.
Po moderatori më i dobët sipas Blendit cili/cila është? Këtu gazetari nuk preferoi të jepte një emër specifik por një mesazh të qartë për televizionet shqiptare.
“Të dobët ka sa të duash, unë nuk shikoj shumë televizor nëse moderatorët janë të dobët. Më mungon televizioni inteligjent, media inteligjente, që të bëjnë të mendosh, të ndjesh, personazhet që të frymëzojnë pozitivisht. Më kanë lodhur këta personazhet injorantë, ujqërit çakenjtë, që marrinmë shumë vend sesa meritojnë në ekran dhe japin një shembull që s’është i duhuri”, përfundoi Salaj.