Ilir Shaqiri konsiderohet si një nga banorët më të fortë ne Big Brother pasi pothuajse në çdo televotim ai është i preferuari i publikut.
Balerini është gjithashtu protagonist në shumë debate të zhvilluara që shpesh herë shkojnë deri në ofendime dhe tone të larta. Së fundmi Iliri ka debatuar sërish me Monikën dhe shkak kanë qenë fjalët që ai ka thënë kundrejt aktores.
Ai e ka quajtur Monikën “tradhtar dhe hipokrite” dhe kjo bëri që të shpërthente një debat mes të dyve teksa po rrinin në oborr.
Pjesë nga biseda:
Iliri: U mërzite më shumë për fjalën tradhëtare apo hipokrizi?
Monika: Nuk më vajti kurrë mëndja që “hipokrzi” do ta kishe shkruajtur ti.
Iliri: Unë mund edhe të ta shpjegoj.
Monika: Jo është mendimi jot mbaje.
Iliri: Unë thjesht kur bashkangjis rehatllikun me diplomacinë për sa i përket banorëve brënda në shtëpi është hipokrizi.
Monika: Dhe ta thuash ti kundrejt meje është shumë e rëndë. Për mua është e rëndë.
Iliri: Të tjera gjëra thua për një person, të tjera gjëra bën për një person. Kjo për mua është hipokrizi.
Monika: Ça të kam bërë unë ty aq sa arrita te tradhëtarja dhe te hipokrizia?
Iliri: Mua asgjë se nuk e kam problem atë që bëre ti. Ky i joni është rrjedhojë i një debati që vazhdon prej një jave.
Monika: Pse s’e ndërpret debatin se më ka dalë shpirti duke të ta thënë.
Iliri: Këtë gjest ia ke bërë shumë banorëve këtu.
Monika: Ta zëmë se jam ashtu, pse duhet ta thuash publikisht këtë gjë që jam hipokrite?
Iliri: Pse Monika nuk duhet të ishte fituesja ishte pyetja.
Monika: Unë mund të jem fituese 100 herë më shumë se ti. Unë për këtë vend kam bërë më shumë se ty dhe nuk e kam ulëritur në asnjë Prime këtu. Unë nuk e mendoja kurrë Ilirin të ulesha dhe të shkruaja ato fjalë. Se unë kam pasur tjetër gjë me ty. Unë të kam thënë mik. Po të thashë mik nuk të them kurrë hipokrit as me shaka. Je treguar shumë i vogël me atë qe ke thënë kundër meje. Ti s’mund të ma ulësh personalitetin tim.