Sot të gjithë fëmijët gëzojnë festën e tyre, 1 Qershorin, që karakterizohet nga festime, dhurata e urime të shumta për të vegjlit. E sigurisht kjo ditë është e veçantë edhe për prindërit që mundohen tua bëjnë sa më të bukur festën fëmijëve të tyre. Këtë vit 1 Qershor në familjen e moderatores së njohur Arbana Osmani ka ardhur ndryshe pasi djali i saj i madh, Joni i është nënshtruar një operacioni.
Arbana ka publikuar së bashku me Jonin një foto në rrjetet sociale ku shihen në spital, teksa tregon se ai ka operuar bajamet me sukses dhe duket mjaft mirë me shëndet. Përveç urimit për fëmijët, Arbana ka uruar forcë e durim për gjithë prindërit që përballen me problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre.
“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet. Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim. Gëzuar 1 qershorin ”, shkroi Arbana krahas fotos me të birin.