Fifi dhe Iliri në fillim të qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duket se ishin miq të mirë, megjithatë marrëdhënia ndryshoi me kalimin e kohës. Madje para pak ditësh, gjatë një bisede në dukje me shaka, ata ofenduan njëri-tjetrin. Fifi quajti Ilirin “balerin të dështuar”, ndërsa ai ia ktheu me ironi duke e quajtur “soprano”, e më pas “mezzo-soprano”.
Mirëpo, në një bisedë me Sabianin Iliri ka treguar se është ndier shumë i fyer nga ofendimet e shumta që ai ka marrë nga banorët, ku kanë prekur dhe pjesën profesionale të balerinit.
“Mua më është prekur arti dhe morali,si kam pritur kurrë këto ofendime nga banorët,sidomos nga Fifi ku është një person me botë dhe e vlerësoj shumë si këngëtare”, tha Iliri.
Sabiani i ka këshilluar të mos mërzitet nga ofendimet, por balerini është prekur, ndikuar edhe nga nominimi.
Ata janë në çifte në nominim, dhe dyshja Ilir-Sabian, janë në nominim krahas ‘çiftit’ Einxhel-Beniada.