Këngëtarit Ermal Fejzullahut i kanë marrë Instagramin javën e kaluar për 30 orë dhe këtë lajm e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka kërkuar ndjekëve falje që emri i tij është keqpërdorur.
“Doja t’ju njoftoj që javën e kaluar Instagrami im ka qenë i hakuar për 30 orë. Kërkoj ndjesë për të gjithë që më është keqpërdorur emri”, ka shkruar Ermali mes të tjerash.