Britney Spears ka rrëfyer detaje nga ndarja e saj e bujshme me këngëtarin Justin Timberlake në vitin 2002.
Në një postim në gjatë në Instagram, këngëtarja shpjegoi se në atë kohë jetonte vetëm në New York dhe nuk dëshironte të diskutonte dhimbjen që po përjetonte.
“Kam jetuar në banesën time për një vit dhe nuk kam folur kurrë me askënd”, shpjegoi ajo.
Ndërsa iu referua intervistës që Diane Sawyer i bëri në apartamentin e saj, pas ndarjes nga këngëtari, ku i bënte presion Spears që të tregonte nëse kishte qenë besnike nga Justin Timberlake, duke iu referuar citimeve të këngëtares se cila kishte deklaruar se kishte fjetur vetëm me një person.
“A guxojmë ta harrojmë intervistën e Diane Sawyer në apartamentin tim pothuajse 20 vjet më parë? Menaxheri im vendosi që ajo grua të vinte në shtëpinë time dhe më detyroi të flisja me të në televizionin kombëtar. Ajo më pyeti a kisha probleme me blerjet”, shkroi Britney Spears.
Këngëtarja, e cila rifitoi kontrollin e financave të saj vetëm më 12 nëntor, dukej e shqetësuar nga kjo akuzë, pasi shpenzimet e saj ishin në duart e kujdestarëve të Britney Spears, për pjesë më të madhe të karrierës së yllit të popit.
“A kisha probleme me shopping? Diçka që nuk e ndava kurrë kur pas një ndarje aq të madhe vite më parë, ishte se nuk mund të flisja. Kurrë nuk fola me askënd për një kohë shumë të gjatë … Isha në shok. Babai im dhe tre burra u shfaqën në derën time kur unë mezi flisja, dy ditë më vonë erdhi Diana Sawyer në dhomën time të ndenjes”, shkroi ajo.
Spears pretendon u detyrua të fliste për këtë çështje, pavarësisht se nuk e kuptonte plotësisht se çfarë po ndodhte.
“Më detyruan të flas!!! Unë isha një foshnjë … Isha pothuajse 22 vjeç dhe nuk e kuptoja … Por unë e di tani”, shtoi këngëtarja.
Ajo tregoi se çfarë momenti historik është për të, që më në fund është në gjendje të shpenzojë vetë paratë e saj.
“Sidoqoftë, unë jam në gjendje të kem para tani, kështu që shkova në një ATM dhe isha shumë krenare për 300 dollarët e mia… dhe jo, nuk kam turp ta ndaj këtë … mirë ndoshta pak … por jam më shumë e turpëruar për familjen time që nuk më lejuan të kisha para për kaq shumë kohë. Më vjen turp për shtetin e Kalifornisë që më lejoi babain tim që të shfrytëzonte punën time gjatë gjithë atyre viteve dhe të mos shikoja kurrë asnjë monedhë”, shpjegoi ajo.