Në studion e emisionit me “Zemer të Hapur” në News 24, të autores Evis Ahmeti, u tregua pjesa e dytë e historisë së 23-vjeçares Klejla Maloku, e cila foli për vuajtjet, dhunën dhe ngacmimet seksuale në shtëpinë e ish-bashkëshortit, e të cilin ka dhe një djalë.
LEXO EDHE:
23-vjeçarja tregon historinë horror: Në familjen e ish-bashkëshortit mbuloheshin ende me…
Kleja Maloku tregoi në studio se është kërcënuar me mesazhe pas emisionit të djeshëm, ndërsa gishtin e drejtoi tek persona në familjen e ish-burrit.
“Pas emisionit mora mesazhe kërcënuese nga njerëz të afërm të ish-bashkëshortit, por unë në atë familje me vajtjen time në atë shtëpi nuk kam parë njerëz të tjerë. Familja ime u ndje keq pas emisionit të djeshëm pasi për herë të parë i dëgjuan këto vuajtje të miat. Për personat që nuk kanë qenë asnjëherë prezent nuk i lejoj të flasin kundër meje dhe të më ofendojnë. Kunata ime do që të fshehë të vërtetën dhe t’i fshehë të gjitha. Ajo do që t’i mbroj sepse e ndjen.
Më pas 23-vjeçarja tregoi me detaje se si kishte arritur të merrte fund historia e saj e martesës. Ajo tha se ish-burri e “mbushi kupën” kur i nisi foto me një femër tjetër në celuar.
“I kam kapur shumë sms ish bashkëshortit që fliste me të tjera, kur djali ende nuk kishte mbushur një vjeç mora vendimin sepse gjërat po agravonin. Gjetëm një shtëpi me qera, gjeta një punë por e pashë që nuk po ja dilnim dot. Unë kisha një kushërirën time në Itali dhe bashkë me ish bashkëshortin diskutuam që të shkoja në Itali të punoja atje për tre muaj. Por kur shkova aty dhe nisa punën kam pasur ofendime nga ish kunata duke më akuzuar për punë të turpshme”,- tregoi ajo.
Mirëpo nga ana tjetër ish bashkëshorti më tradhtonte me një femër tjetër, madje ma dërguan dhe foto bashkë me atë tjetrën. Por unë nuk munda dot më dhe e telefonova dhe i thashë që nuk do të kemi më një martesë bashkë. Kur u ktheva mora kunatin dhe kunatën për t’ua komunikuar këtë gjë. Mirëpo në momentin që ua komunikova ata nuk e pranuan, kur shkova në banesë në mënyrë të papritur e gjeta shtëpinë tmerr, dritat, ujin nuk e kishte paguar. Aty u thash prindërve që nuk mund ta vazhdoj më martesën time me burrin. Nuk ju tregova të vërtetën prindërve pasi nuk doja ti shqetësoja. Mbas gjithë asaj dhune edhe gjithë asaj pune në Itali nuk mund të duroja dot më asgjë, aty thash boll.