Kryeministri Edi Rama nuk i fshehu notat e nervozizmit në drejtim të gazetaret Fatjona Mejdini, e cila në studion e “Opinion” tentoi të ndërhynte për të bërë një pyetje.
Ai kërkoi që Mejdini të mos e ndërpriste, ndërsa gazetarja u kundërpërgjigj duke thënë se nuk po i jepte mundësinë për të bërë pyetje dhe se po merreshin “me cic mice”.
Fatjona Mejdini: Zoti Rama?
Edi Rama: Ka mundësi mos më ndërpresësh ti?
Fatjona Mejdini: Jo nuk kemi asnjë lloj mundësie për të folur, për të bërë pyetje. Sepse ju po merreni vetëm me ‘cic mice’ dhe unë kam shumë pyetje.
Edi Rama: Se me çfarë merremi ne, kjo është puna jonë.
Fatjona Mejdini: Unë kam ardhur këtu për t’ju bërë pyetje.
Edi Rama: Ka mundësi një minutë zonjë, kjo është puna e atij dhe kjo është puna ime. Me Cica apo me mice, kjo është çështje personale, e para. E dyta, kur tjetri pyet edhe për Covidin, turizmin dhe Maqedoninë dhe Australinë, zgjerohet përgjigja. Ka mundësi zonjë, më fal tani se kur shoh të rinjtë kur vijnë them ishalla vijnë me tarbjate të tjera, ju vini dhe jeni më keq se këta që janë veteranë. Qetësohu, kur të të vija radha bëj pyetje.