Kompania më re MCN, e cila operon në sherbimin IPTV (Internet Protocol Television) dhe VOD (video on demand), kërkon të hyjë edhe në tregun radio televiziv. Burime të brendshme të këtij grupi tregojnë detajet e para për portalin IMAlbania.com, sipas te cilave së shpejti kjo kompani do të hap nje radio televizion te ri, ku synon te pushtojë brezin rinor me programet e saj.
Sipas burimit informativ të MCN, kanali televiziv rinor do të trasmetojë nëpërmjet dixhitalit tokësor dhe pritet të fillojë në tre mujorin e parë të 2014-ës, ku në plan është edhe marrja e disa emrave më të rëndësishëm radiofonik të momentit, duke kompletuar një staf profesionistësh.
Sipas burimeve konfidenciale, MCN ka berë një studim te tregut mediatik dhe këto ditë pronarët kanë filluar të ofrojnë kontrata të majme tek disa personazhë të njohur në fushën e radios dhe televizionit, një nga emrat në listë është edhe Blendi Salaj dhe stafi i emisionit “Klubi i Mengjesit”, si projekt per ta transferuar këtë program në radio televizionin e ri.
Nuk dimë ende asgjë nëse Blendi Salaj do të pranojë të bëhet pjesë këtij projekti mediatik, dhe largimit te tij te mundshem nga Club RTV.
Kompania MCN, është grupi më i dëshiruar nga kompanitë celulare dhe është një nga grupet më të vlersuar për momentin.
Përsa i përket emrit të radios dhe televizionit është ende herët për të folur, por duam të sqarojmë që pas Agon Channel, një tjetër “cunami mediatik”, pritet të shpërthejë me oferta të majme për të mbledhur radiofonistët dhe prezantuesit më në zë të momentit.
IMAlbania i uron suksese MCN në hyrjen edhe në tregun radio-televiziv!