Policia italiane ka ndërmarrë një operacion të koduar “Karaburun”, në lidhje me një trafik të konsiderueshëm ndërkombëtar të kokainës, heroinës dhe marijuanës të importuar në Itali nga Shqipëria, Turqia, Holanda, Spanja, Belgjika, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Franca, Gjermania, dhe Kosova.
Në përfundim të operacionit dhe hetimeve paraprake janë proceduar 147 italianë dhe 90 shqiptarë, raportojnë mediat italiane.
Hetimi u koordinua nga Prokurori Publik i Lamezia Terme, Salvatore Curcio dhe nga zv/prokurori i DDA-së së Catanzaro Domenico Guarascio.
Grupi kriminal, sipas asaj që doli nga hetimi, drejtohej nga Francesco Abbruzzese (i quajtur “dentuzzo”) në Cassano allo Ionio, Giovanni Guidi në Corigliano Rossano, Antonio Angelo Pelle në San Luca dhe Romë, Massimo Albanese në Massafra (Taranto), Franco Pietro Caserta në Catania, nga vëllezërit Edmond dhe Alfred Beqiri dhe Ndue Sokoli në Sibaritide, nga Jahi Abdul në San Luca dhe në të gjithë vendin, nga Prine Dobroshi dhe Arben Velikp.
Dy të dyshuar të tjerë, Mareglen Halka dhe Kaplianaj Fathbard, thuhet se e kryejnë veprimtarinë e tyre kriminale në Massafra, Catania, Bari dhe Pordenone.
Midis akuzave kundër të dyshuarve nga Zyra e Prokurorit të Lamezia-s dhe DDA janë edhe ato të prodhimit dhe tregtimit të paligjshëm të një përzierje të paracetamolit dhe nitro-kafeinës, me ngjyra artificiale dhe të përdorura për të përgatitur heroinë.