Ditën e Hënë u evidentuan të prekurit e parë nga COVID-19, i njohur ndryshe si koronavirusi. Menjëherë pas kësaj, qeveria shqiptare vendosi që shkollat të mbyllen për një periudhë 2 javore, duke mos prejashtuar as mundësinë e shtyrjes së afatit. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë me dije në disa dalje publike, se mësimi do të kryhet përmes internetit.
Ndërkaq, duke marrë parasysh se jo të gjithë kanë mundësinë për të ndjekur mësim përmes teknologjisë, Ministria e Arsimit ka vendosur që transmetojë mësimin përmes RadioTelevizionit Shqiptar.
Përmes një programi specifik të quajtur RTSH Shkollë, RadioTelevizioni Shqiptar do të nisi transmetimin e mësimeve sipas lëndëve dhe klasave në orare specifike përkatësisht:
- Ora 10.30-12:00, leksionet e matematikës nga klasa e 6-12
- Ora 18:00-19:30, leksionet e kimië nga klasa e 8-12
Leksionet do të nisin transmetimin duke filluar që nga dita e Mërkurë, 11 Mars 2020.
Leksionet përmes televizionit nuk janë hera e parë që zhvillohen, më parë RTSH për disa muaj me rradhë ka shërbyer si një “shkollë” gjatë luftës së vitit 1997./IMA/