Kërkesa për fikjen e sinjalit të RadioTelevizionit Ora News ka ngjallur reagime të ashpra.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka reaguar për vendimin e ISSH, e cila ishte dhe insitucioni që kërkojë të mbyllë televizionin pasi sipas tyre nuk ka respektuar rregullat për distancimin social.
LEXO EDHE: Ja dokumenti i ISHSH që urdhëron mbylljen e sinjalit të Ora News
Përmes një statusi në Twitter, Basha është shprehur:
“RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë.”
RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë. pic.twitter.com/L8opWLtnXp
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 15, 2020
INFOMEDIA ALBANIA