Prej disa kohësh, Mega, një prej kanaleve më të njohura në Greqi, luftoi për të mbijetuar. E them kështu sepse Mega u përpoq të kapërcente një peripeci shumë të madhe sa i përket licensës së transmetimit dhe krizës financiare që kishte.
I njohur nga pothuajse të gjithë shqiptarët, dhe sidomos për ata që ishin kthyer nga kriza greke e para disa viteve, Mega ishte një prej kanaleve gjeneraliste që shumëkush mësoi gjuhën greke dhe përqafoi kulturën e vendit helen. Por gjithashtu edhe mbajti lidhjen gjallë me shtetin prej të cilit edhe pse pa dëshirë u larguan përballë papunësisë dhe uljes së rëndë ekonomike që pësoi dhe që la jo pak pasoja.
Mega nisi transmetimin e vet në 20 Nëntor 1989, si një kanal gjeneralist për ta mbyllur përfundimisht transmetimin më 28 Tetor 2018, 29 vite më pas në orën 02.11 pas mesnatës së të dielës ku do të shfaqte “black screen” teksa ishte duke transmetuar një prej serialeve, më të njohur grek «των Απαράδεκτων» si programin e fundit në historinë e tij.
Tre orë përpara fundit të transmetimeve që shënojnë një ditë kalendari që do mbahet vend në historinë e televizionit grek, stafi i televizionit në fasha njoftoi për mbylljen e kanalit duke lënë si programacion tre serialet më të njohura dhe me audiencën që kishte transmetuar ndër vite: «Τρεις Χάριτες» (Tre Zemërgjerat), «Δις Εξαμαρτείν» «Απαράδεκτους» (I papranueshëm).
MOMENTET E FUNDIT TË KANALIT TEKSA ISHTE DUKE TRANSMETUAR
Fillimisht, në fund të muajit Prill të këtij viti, Këshilli i Shtetit në Greqi, pranoi kërkesën e kanalit të njohur Grek, “Mega” për vendimin e ESR, Autoritetit të RadioTelevizionit në G për mbylljen e kanalit. Votimi për mbylljen e Mega nga ESR erdhi me 6 vota pro, ndërkohë që në 5 tetor Këshilli i Shtetit përmes një ligji vendosi që të gjitha mediat që nuk kanë fituar garën për licensën televizive duhet të mbyllen e cila i dha dhe goditjen më të rëndë kanalit të njohur grek.
Ndërkohë, “Digea”, kompania që zotëron kanalin në një njoftim të shkurtër njoftoi:
“Digea informon audiencën televizive që pas njoftimit me shkrim të marrë nga ESR, do të vazhdojë siç kërkohet nga ligji dhe kuadri rregullator i funksionimit, duke ndërprerë shërbimet digjitale të transmetimit të televizionit «MEGA» në mbarë vendin . Ndërprerja do të bëhet në orët e mëngjesit të datës 28/10/2018. “
Mbyllja e kanalit nuk u prit aspak mirë nga punonjësit e televizionit të cilët përmes një video-je kartolinë përshëndetën të gjithë publikun.
Mega njihet si një ndër televizionet që i ofroi publikut grek dhe jo vetëm disa prej serialeve dhe prodhimeve më të mira televizive që kanë për të mbetur gjatë tek audienca si “Arbitrar”, “Krem akullore delikate” të Vassilis Nemea, “Dy të huaj” dhe “50-50”.
Komentet gjithashtu në rrjetet sociale kanë qenë të shumta nga publiku, të cilët i jepnin kurajo por edhe përgëzonin stafin e televizionit për punën e bërë gjatë këtyre viteve./IMAlbania.com/