KAPSHTICË- Pika kufitare e kalimit në Kapshticë është mbyllur dhe nga sot, deri më datë 4 dhjetor, nuk do të mund të kalojnë më as mallrat kjo për shkak të falsifikimit që qytetarët bënin në tamponet e COVID.
Mediat në Athinë shkruajnë se autoritetet greke janë shqetësuar nga informacionet se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë, të cilët falsifikojnë përgjigjet e testeve negative PCR, gjë që sipas tyre ka ndikuar në “ngarkesën e rëndë epidemiologjike”.
“Testet e falsifikuara janë kthyer në “industri” në Shqipëri. Ata po rrezikojnë jetën e njerëzve për të fituar disa euro” shkruan star.gr.
Një pikë tjetër që ka bërë që pala greke të mbyllte kufirin është dhe besimi që ato kanë se shqiptarët duan të shkojnë në Greqi për tu kuruar nga COVID.