Pas gjykatës mbyllet edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Shkak është bërë dalja pozitiv me Covid-19 e drejtueses së kësaj Prokurorie dhe më pas edhe të dy punonjesve të tjerë.
Në kushte të tilla nga ana e Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pogradec edhe punonjësve të tjerë i’u është kërkuar vetkarantinimi, duke lënë kështu prokurorinë pa asnjë lloj shërbimi.
Burime të siguruara thanë se gjatë periudhës së karantinimit të prokuroreve dhe sekretarëve për masat e sigurisë do të delegohet një prokuror dhe një sekretar nga prokuroria e Korçës.
Covidi nuk ka kursyer zyrtarët më të lartë të Bashkisë Pogradec mes të cilëve 3 nënkryetar dhe 4 drejtorë të drejtorive kryesore.
Raste të shumta me Covid edhe në Spitalin e Pogradecit mes të cilëve 6 mjek specialist.
Mungesa e zyrtarëve ka ulur shërbimet në Bashkinë e Pogradecit si dhe vizitat në spitalin e këtij qyteti.