Operatori spanjoll Telecable do të mbyllë platformën e tij OTT pasi nuk arriti të siguronte të drejtat e futbollit për sezonin e ri.
Tedi-TV do të mbyllet më 31 gusht me Telecable duke treguar klientët drejt Bein Sports që do të mbajë ekskluzivitetin e ndeshjeve futbollistike.
Vendimi për mbylljen nuk është pritur shumë mirë nga abontentët, duke shkaktuar një panik tek ata duke patur parasysh se kjo OTT ka zgjerim ndërkombëtar. Edhe pse Telekable është munduar të arsyetohet, qindra abonentë kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale.
Tedi-TV filloi të ofrojë futboll vetëm në muajin mars, por vetëm katër muaj më vonë u njoftua se Bein Sports, Mediapro / Al-Jazeera JV, kishte marrë të drejtat për të dyja garat e Ligës së Kampioneve dhe La Ligës./IMA/