Ngjarja më e madhe muzikore e muzikës së lehtë moderne “Kënga Magjike” ngriti siparin sonte në mbrëmje, në një skenë magjepsëse në Pallatin e Kongresve dhe një transmetim të drejpërdrejtë në Televizionin Klan dhe Klan HD.
Me një skenografi madhështore që të krijonte idenë e një udhëtimi në hapësirë, e ideuar nga mjeshtri italian i skenës Gaetano Kasteli, 22 këngëtarë të njohur dhe zëra të rinj të muzikës së lehtë sollën krijmtaritë e tyre më të fundit, nën spektaklin e ngjyrave dhe ndriçimit.
Bashkë me Ardit Gjebrean, në një tjetër skenë të sallës së madhe të Pallatit të Kongresve, 5 prezantues të rinj përcollën drejpërdrejtë tek publiku, emocionet e para të artistëve pas performancave të tyre.
“Kënga Magjike”, rikthehet të premten në mbrëmje me natën e dytë gjysmëfinale, me 23 konkurentët e rradhës.
Finalistët do të konkurojnë të shtunën, në finalen e madhe, ku do të ndahen edhe çmimet për të gjitha kategoritë.
Tv Klan