Emisioni “Klubi i Mëngjesit” ka mbyllur sot transmetimin pas 10 vjetësh.
Formati i cili filloi rrugëtimin në valët e radios Club FM e Club Tv, për të vazhduar sëfundi në ekranin e Klan Plus me moderatorët Blendi Salaj, Jerin, Altini dhe Oltin sot kanë përshëndetur publikun e tyre për herë të fundit për këtë emision. Por duket se ky fund nuk do të jetë një lamtumirë për pjestarët e ekipit që duket se do të nisin të vijnë sezonin e ri me të tjera projekte.
Sa i përket Blendi Salaj ky i fundit do të shfaqet përkrahë Aulona Mingës në A2 News.