Në mbrëmjen e sotme, gjysmëfinalja e parë e Eurovision Song Contest solli emocione dhe spektakël në skenën suedeze, duke vërtetuar përsëri fuqinë dhe diversitetin muzikor të këtij festivali. Me pjesëmarrjen e 15 vendeve, vetëm 10 prej tyre arritën të sigurojnë një vend në finalen e madhe që pritet të mbahet më 11 maj.
Vendet që kaluan në finale janë: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu. Secili prej këtyre shteteve tregoi një performancë mbresëlënëse që i siguroi pëlqimin e publikut dhe jurive.
Ndërkohë, Shqipëria, e përfaqësuar nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, pritet të ngjitet në skenë gjatë gjysmëfinalës së dytë që do të zhvillohet më 9 maj. Sytë e shqiptarëve do të jenë të drejtuar nga Besa, me shpresën që edhe ajo të kalojë në natën finale dhe të sjellë një rezultat të shkëlqyer për vendin.