Pas një kalvari të gjatë goditjesh, Agon Channel sapo ka mbyllur transmetimet e veta. Ky veprim ka ndodhur si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili kishte njoftuar disa ditë më parë për këtë veprim.
Ka qënë vetë Sonila Meço, ajo e cila e ka dhënë lajmin e mbylljes në emisionin e fundit të “Tema e Ditës” mbrëmjen e djeshme, ku të pranishem ishin drejtori informacionit Andi Bejtja, opinionisti Fatos Lubonja, Saimir Kodra, Ermal Peçi, Artion Vreto dhe një pjesë tjetër e stafit, Në një minutazh ku u risollën edhe njëherë në vemendjen e opinionit publikut arsyet sipas te cilave po mbyllej televizioni.
Agon Channel ishte nën sekuestron e shtetit tashmë prej disa muajsh. Televizioni në pronësinë e Francesco Becchetti një investitor italian i cili prej shumë muajsh është në kërkim nën akuzën e pastrimit të parave. Ai është zotërues i shumë aseteve të huaja në Shqiperi qe gjithashtu janë nën sekuestro. Është bërë vazhdimisht një kërkesë drejtuar Gjykatës Së Tiranës për heqjen e masës së sekuestros, e cila është refuzuar nga ky inistitcion ligjor, edhe pse në vazhdimësi programet e Agon Channel denonconin hapur me fakte dhe prova për shkelje të ligjit dhe sulmin e pastër politik ndaj tyre.
Pak minuta më parë, në një transmetim direkt me Sonila Meçon dhe Andi Bejten u transmetua live edhe ndërprerja e energjisë elektrike nga punonjësit e OSSHE.
https://youtu.be/l3uwIQ5btwM
Nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e këtij televizioni, Andi Bejtja ka dashur ti japë një përgjigje kësaj pyetje duke thënë se “Këtë e di vetëm presidenti i kompanisë”.
Duke qenë se përfaqësojmë një media të lirë duam të shprehim të gjithë mbështetjen dhe të solidarizohemi me Agon Channel, me ata që punuan dhe ngritën një media që sfidoi sistemin me fjalën e lirë.
IMA STAFF (N. Lako / J. Kasaj)