Agon Channel Italia ka mbyllur transmetimet. Pas kanalit Agon Channel Albania, edhe kanali italian i cili vetëm para disa ditëve mund të ndiqej në kanalin 33 të dixhitalit tokësor në Itali tashmë i ka lënë vendin kanalit të teleshitjeve “Abc”
Sikurse morëm pjesë në transmetim direkt, në datë 10 tetor shteti shqiptar ndërpreu energjinë qendrës së produksionit të Agon Channel Albania në Tiranë, duke i dhënë fund përgjithmonë transmetimimeve të programeve. Ndërsa në Itali, pas proçesit gjyqësor të nisur kundër Francesco Becchetti dhe shpalljes në kërkim ndërkombëtar me akuzën e pastrimit të parave dhe falsifikim dokumentacioni, kanali vazhdonte transmetimin me ritransmetime të programeve, teleshitje dhe edicionin informativ të prodhuar në regjinë e Romës.
Pas mbylljes së kanalit shqiptar, në një komunikatë për shtyp të publikuar në faqen zyrtare Facebook të kanalit italian muajin e shkuar, informohej publiku se vendimi i marr nga qeveria shqiptare nuk kishte lidhje me kanalin italian dhe se transmetimet do tsi teneva a far sapere che il canale italiano avrebbe continuato a trasmettere normalmente e che la decisione del governo albanese non aveva nulla a che fare con il canale italiano vazhdonin normalisht:
COMUNICATO STAMPA DI AGON CHANNELNonostante l'interruzione dell'energia che in data odierna, 10 ottobre 2015, ha…
Posted by Agon Channel Italia on Sabato 10 ottobre 2015
Megjithatë, sot në kanalin 33 të dixhitalit tokësor italian nuk ka më asnjë shenjë të Agon Channel Italia. Televizioni u inagurua në 2014 dhe pjesë e tij ishin yje të televizionit italian si Simona Ventura, Pupo, Sabrina Ferilli dhe Veronica Maya.
Në datë 3 nëntor pronari i Agon Channel Francesco Becchetti u ndalua nga policia londineze dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri brënda 15 ditëve të para të dhjetorit. Sipërmarrësi italian duhet të jap llogari përpara gjykatës shqiptare e cila e akuzon për mos pagimin e 770 milion lek taksa dhe pastrim parash.