Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Madonna, ditë më parë ka festuar ditëlindjen e saj të 62-të.
Ajo ka postuar në rrjetin e saj social Instagram disa momente nga ditëlindja e saj ku duket qartë sesi mosha është thjesht një numër për këngëtaren.
Me një kurorë lulesh mbi kokë dhe e veshur me të bardha, Madonna duket shumë vajzërore.
Mesa duket, ditëlindja e saj do të zgjasë akoma edhe më shumë pasi prej ditësh nuk ka ndaluar së festuari me miqtë e saj të ngushtë.