Reina de corazones (Mbretëresha e Zemrave) është një telenovelë në gjuhën spanjolle prodhuar nga Telemundo Studios, Miami ne vitin 2014.
Protagonistët janë aktorët Paola Núñez dhe Eugenio Siller dhe në rolet antagoniste Juan Soler dhe Catherine Siachoque, me pjesëmarrjen speciale të Laura Flores.
Një histori dashurie që duhet të kapërcej pengesën e kujtesës, ku jeta e natës joshëse dhe e kazinove luan një rol të rëndësishëm në një komplot të karakterizuar nga misteri, spiunazhi, konspiracioni, intriga, krimi, dhe romanca.
Sinops
Reina Ortíz (Paola Núñez) do të pësojë një aksident që do të shkaktojë humbjen e kujtesës për tetë vitet e fundit të jetës së saj, në të cilën ajo u bë gruaja e manjatit Víctor de Rosas (Juan Soler), nëna e Clara-s (Nicole Apollonio) dhe pronare e ateliesë më të famshme martesore në Las Vegas. Ajo nuk e mbani mend as momentin më të lumtur të jetës së saj; kur ajo ra në dashuri me Nicolás Núñez (Eugenio Siller). Tani Reina, e cila mendon se nuk i përket botës së luksit dhe pushtetit, do të përpiqet për të zbuluar të vërtetën e saj.
Ndërkohë, Nicolás, i cili është duke punuar për shërbimin e fshehtë nën një identitet të ri, si Havier Bolivar, është duke kërkuar hakmarrje ndaj Estefania Pérez (Catherine Siachoque) e e cila e bëri atë të besoj se Reina dhe Victor ishin përgjegjës për burgimin e tij të padrejtë.
Trailer
Nga dhjetori në ekranin e 3Plus në Tring Digital.