Pas shumë vitesh kërkesa duket se dëshira e fansave të Fantaghirò do të bëhet realitet. Personayhi i dashur do të kthehet në ekranin e vogël. Në realizimin e mini serialit me Alessandra Martinez do të jetë Lotus Production – një kompani e Leone Film Group -, e cila njoftoi prodhimin e Fantaghirò: ‘Mbretëresha e dy mbretërive’.
Shumë pak informacion ka në lidhje me serialin e shkruar nga White Rabbits dhe regji nga Nicola Abbatangelo, Producent Krijues i departamentit të Lotus Factory.
Enigmë mbetet edhe trupa e aktorëve që do të jenë pjesë e serialit. Ajo që është e sigurt është se burimi i frymëzimit do të jetë përralla e njohur e transkriptuar nga dialekti montalez në italisht nga Italo Calvino.
Një tjetër informacion i sigurtë – i njoftuar në njoftimin për shtyp – është se prodhimi i serialit do të fillojë në 2021: është e vështirë të supozohet, megjithatë, nëse do të transmetohet brenda vitit. Padyshim, periudha e Krishtlindjeve mbetet periudha më e përshtatshme, pasi mini serialet e kaluara të Fantaghirò janë transmetuar të gjitha në periudhën e Krishtlindjeve.
Fantaghirò: ‘Mbretëresha e dy mbretërive’ mund të jetë një reboot, duke marrë parasysh pesë miniseritë që u transmetuan në Canale 5 nga 1991 në 1996 ose mund të jetë një vazhdim i tregimit.
Pas sezonit të pestë, qarkulluan zëra për një vazhdim të mundshëm, i cili nuk u materializua kurrë pavarësisht suksesit të serialit ndër vite, madje edhe jashtë vendit. Në vitin 1999, u transmetua në Spanjë një serial i animuar i frymëzuar nga prodhimi italian i Mediaset.
Suksesi i Fantaghirò ka qenë i padiskutuar edhe në vendin tonë i cili asaj kohe transmetohej nga RTSH.