Designated Survivor është një serial televiziv i zhanrit thriller politik amerikan krijuar nga David Guggenheim. Dy sezonet e para janë transmetuar në ABC ndërsa sezoni i tretë është prodhuar për Netflix.
Në rolin e protagonistit gjejmë Kiefer Sutherland i cili interpreton Thomas Kirkman, një politikan amerikan i emruar si i mbijetuar i paracaktuar, i cili papritmas kalon nga pozicioni i Sekretarit të Brendshëm dhe Zhvillimit Urban të SHBA për të qenë President i Shteteve të Bashkuara. Pas një shpërthimi që vret të gjithë ata që ishin në linjën e trashëgimisë presidenciale para tij. Kirkman në serial merret me përvojën e tij si kreu i shtetit ndërsa përpiqet të zbulojë të vërtetën pas sulmit.
Përveç Sutherland, “Designated Survivor” do të ketë në kast edhe Natascha McElhone, Adan Canto, Italia Ricci dhe LaMonica Garrett.
Seriali është shfaqur më parë në ABC prej 2016-s deri më 2018-n, kur u vendos edhe ndërprerja e kontratës.
Kiefer Sutherland njihet në ekran nga roli i tij si Jack Bauer, në serialin “24”, ku aktroi për plot 9 vite.
ABC do të sjellë për herë të parë serialin me titullin ‘I Mbijetuari i Paracaktuar’ që do të transmetohet çdo të shtunë dhe të diel në orën 20.00, duke filluar nga kjo javë.