Kërkimet e fundit nga Fondacioni i Shëndetit Mendor – një organizatë bamirësie në Mbretërinë e Bashkuar – kanë zbuluar se 62% e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar gjetën çlirim nga stresi i Covid-19 duke bërë një shëtitje në natyrë. Ndonëse shifrat janë specifike për Mbretërinë e Bashkuar, patjetër që kërkimet tregojnë një pamje të përgjithshme edhe për vendet e tjera.
Gati gjysma e të anketuarve thanë se kalimi i kohës në hapësira të gjelbra i ka ndihmuar të përballen me rritjen e ankthit të lidhur me pandeminë. Edhe nëse distanca e udhëtimin nuk ka qenë e largët dhe përfshinte pak ecje, dalja jashtë ka pasur një ndikim pozitiv te mirëqenia mendore e njerëzve.
Për të eksploruar më mirë marrëdhënien me natyrën për përmirësimin e shëndetit mendor, Fondacioni i Shëndetit Mendor po bashkëpunon me Fondin Botëror për Natyrën e Egër (WWF). “Thriving With Nature” quhet udhëzuesi i cili i inkurarjon njerëzit të pushojnë në hapësira të gjelbra.
“Partneriteti me WWF-UK kishte kuptim të rëndësishëm për ne,” tha (via Euronews) Dr. Antonis Kousoulis, Drejtor për Anglinë dhe Uellsin në Fondacionin e Shëndetit Mendor. “Meqenëse kontakti me natyrën është kaq i rëndësishëm për mirëqenien tonë, ne duhet ta kemi parasysh kur planifikojmë hapësira publike, në mënyrë që të gjithë të kalojnë kohë në një park, kopsht, buzë liqenit, në hapësira blu ose të gjelbra.”
Kalimi i kohës në natyrë, përmes atyre që njihen si teknikat e tokëzimit, ndihmon në luftimin e ankthit dhe stresit pasi i kushtohet më shumë rëndësi asaj çfarë shihni, dëgjoni, ndjeni, shijoni dhe nuhatni.