Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën e vendeve të goditura nga pandemia për numrin më të lartë të viktimave dhe të të infektuarve nga COVID-19.
Këtë të martë, SHBA-të regjistrojnë mbi 1 milionë raste të reja me koronavirus dhe 58,269 të vdekur.
Sipas universitetit të “Johns Hopkins”, në vend ka më shumë të sëmurë se sa në çdo vend tjetër të botës, pavarësisht dyshimeve që janë hedhur rreth shifrave zyrtare të Kinës lidhur me të sëmurët nga pandemia.
Ndërkohë, shumë vende në SHBA kërkojnë që të hapin ekonominë, me qëllim që bizneset të mos dëmtohen nga kriza.