Niko Komani, një ndër stilistët më të spikatur në vend, ka marrë një vëmendje të papritur jo vetëm për punën e tij artistike, por edhe për komentet e tij të guximshme në TikTok. Duke u shprehur në debatin e nxehtë nëse duhet të mbyllet apo jo ky aplikacion, Komani rrëfen përvojën e tij të hidhur gjatë pjesëmarrjes në Big Brother. Mbështetja e tij për Kiarën dhe Luizin në këtë platformë i solli kërcënime të shumta, duke përfshirë edhe fotografime të shtëpisë së tij.
Edhe pse një karrierë 12-vjeçare mbartet mbi supet e tij, Komani thotë se shumë njerëz e njohën atë për herë të parë përmes komenteve në TikTok për Big Brother. Ai rrëfen se si u bë objekt i bullizmit në rrjetet sociale, por përkundër kësaj, ai nuk e shikon fajin te aplikacioni, por te mënyra se si njerëzit përdorin atë.
Debati për mbylljen e TikTok erdhi në vëmendje së fundmi, pasi Bedrie Loka nga Durrësi u vetëvra për shkak të bullizmit në rrjetet sociale. Ky rast trishtues ka nxitur diskutime mbi rolin dhe ndikimin e TikTok në jetën e përditshme, veçanërisht kur ky aplikacion është bërë një burim i ardhurash për shumë persona.