Për një kohë shumë të gjatë, këngëtarja Eleni Foureira mbajti të fshehtë origjinën e saj.
Në fillimet e saj ajo shprehej se ishte me origjinë latine, derisa më në fund pranoi të vërtetën që ka origjinë shqiptare.
Së fundmi e ftuar në një televizion grek, Eleni ka shpjeguar se përse është detyruar ta mbajë të fshehtë origjinën.
Ajo ka treguar se kur ishte fëmijë nuk pranohej në shoqëri për shkak të origjinës dhe kishte frikë se nuk do i jepej kurrë mundësia për shkak të kësaj arsyeje.
”Kur je një fëmijë dhe nuk pranohesh nga shoqëria për shkak të origjinës, ndihesh e dobët dhe ke frikë se nuk do të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e donin Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë. Emri im i vërtetë është Entela Fureraj. Arrita në pikën kur kisha frika të them nga isha. Jo të gjithë më duan por ndihem mirë dhe me këtë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua. Është vendi që une e dua”-tha Eleni.
Sakaq, këngëtarja e ka cilësuar Greqinë si vendlindjen e saj, ku dhe buka kishte shije tjetër.
”Greqia është e tërë jeta ime, kjo është vendlindja ime. Buka kishte shije tjetër. Por e kisha të vështirë të kuptoja pse fëmijët na ngacmonin. Në shkollë kishte dy fëmijë të huaj nga Shqipëria. Shqiptarët nuk pranoheshin në atë kohë nga shoqëria”- është shprehur Foureira.