Nuk e tepronim nëse themi se nuk ka mbetur njeri pa komentuar trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix. Kjo e justifikon edhe faktin pse Donaldi është aktualisht emri më i kërkuar në Google nga shqiptarët. Qëndrime të ndryshme ka patur rreth kësaj çështjeje edhe nga personazhet publike, por duket se deklaratën më të fortë deri tani e ka bërë aktori Albano Bogdo.
I ftuar në “Roped with Olsi”, Albanos iu bë një lojë gjatë të cilës i duhej t’i përgjigjej disa pyetjeve me spec. Albano jo vetëm që s’ngurroi t’i përgjigjej të gjithave, por u përgjigj dhe shumë troç pa rezerva.
I pyetur për “Big Brother”, Albano tha se të gjithë konkurrentët e acarojnë dhe këtu u ndal edhe tek lidhja e Donaldit dhe Beatrixës. Ai tha se Donaldi është lidhur me Beatrix për nevoja seksuale teksa i pyetur nga Olsi nëse do që këto deklarata të dalin në transmetim, Albano tha se mban përgjegjësi të plotë për ato që thotë.
Biseda mes Albano dhe Olsit:
Albano: Të gjithë më acarojnë, Ilir Shaqiri, Donaldi, Beatrixi, Monika Lubonja…të gjithë, mos harrova ndonjë se i ngelet hatri. 40 veta me një shtëpi aty, iu ngjitën Donaldit po ky si vete me Beatrixën, po lëre njeriun të fusi tollumbin në shërbet. Ça keni ju? E pret Bora jashtë, po shkriu bora pra, doli dielli, ça do bëjmë tani
Olsi: Jemi në regjistrim.
Albano: E di, i them me koshiencë unë këto, mbaj përgjegjësi
Olsi: Mos t’i pres domethënë këto që the
Albano: Po pse ça ka për t’u prerë? Për ça e zuri Donaldi atë? Për ta mbajtur në bufe për bukuri?