Një nga çiftet më të përfolur kohët e fundit është dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku.
Rudina zgjedh të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, duke nxjerrë fotografi të ndryshme nga përditshmëria.
Në momentin që ndjekësit bëjnë ndonjë koment, aktorja nuk ngurron tua kthejë.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe së fundmi, ku ajo ka nxjerrë një foto në të cilën shfaqet me bluzë të hollë e të tejdukshme.
“Vishuni trashë, për Zotin ngriva!, shkruan Rudina.
Njëra prej komentueseve ka replikuar menjëherë duke i kërkuar Markut që të mbajë gruan se është dhe burrë zakoni.
“Mark mbaj gruan se ti je dhe burrë zakoni. Duket se ka qenë e vuajtur, ke makina nga pas”, shkruan ajo.
Ndërkohë Rudina nuk ka vonuar me kthyerjen e përgjigjes duke thënë se partneri i saj nuk ka Instagram.
“Nuk ka Instagram Marku zemra! Na fal”, ka replikuar Rudina.