Me ftesë të RTSH, po mbahet për herë të parë në Tiranë, Mbledhja e Bordit Drejtues të COPEAM, ( Bashkimi i transmetuesve publike te Mesdheut). Shqipëria që nga viti 2004, është anëtare me të drejta të plota e këtij organizmi të përbërë prej 100 përfaqësuesish mediatike, si radiotelevizionet publike, shoqata profesionale dhe kulturore të sektorit, institucionesh ndërkombëtare, midis të cilëve 39 kompani radiotelevizive të 27 vendeve të Europës, Ballkanit, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme.
Drejtori i RTSH Thoma Gëllçi, theksoi se pjesëmarrja në këtë organizem ndërkombëtar, është tejet e rëndësishme në përballjen me sfidat e kohës. “COPEAM, promovon dialogun, dhe integrimin kulturor, përmes përfshirjes jo vetëm të transmetuesit publik, por edhe të shoqatave kulturore, isntitucioneve profesionale e të edukimit” tha zoti Gëllçi. Sipas tij “Transmetuesit publike përballen sot me të njëtat sfida, siç janë elementet financiare, presioni politik, të rejat e teknologjisë, përshtatja me ndryshimet në media, të bërit më shumë me më pak burime”. “Ky bashkëpunim e ndërveprim, është i domosdoshëm në përballjen e plotësimin e kërkesave të audiencës”.
Ndërkohë, disa prej projekteve të cilat pritet të vihen në jetë nga ky organizem deri në mbledhjen e asamblesë së viti të ardhshëm në Maj 2018 në Majorka, u bënë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i COPEAM, Klaudio Kappon. “Rritja e ndikimit të gruas në media, është një prej objektivave, ku histori suksesi të tyre në radio, tv e internet, do të prezantohen në Tunisi, me mbështetjen financiare të UNESCO-s” tha ai. Gjithashtu me mbështetjen po të UNESCO-s, në Ditën Ndërkombëtare të UNESCO-s për trashëgiminë audiovizuale, trashëgimia e rajonit si dhe të punuarit me arkivin, dokumentari më i mirë do të marrë një çmim mes 11 të tillësh që do të prezantohen. Aktiviteti do të zhvillohet në Zagreb. Plane dhe aktivitete në vazhdim janë edhe edicioni i 6-të për trashëgiminë kulturore mes të rinjsh, “Memoria krijuese: E shkuara takon të ardhmen” tha zoti Kapon. Gjithashtu programe trajnimi, sa i takon të gjitha niveleve, janë në bazë të bashkëpunimit mes anëtarëve.
Deri në zgjedhjet e ardhshme, presidenca iu delegua Zv presidentes se COPEAM Maria Ribelles, e TV Spanjoll. Në takim morën pjesë gjithashtu, përfaqësuesit e televizioneve kombëtare të Kosoves, Rumanisë, Francës, Kroacisë, Italisë, Spanjës, Marokut, e Turqisë.